Top News/ Scholz shkon në Beograd ‘për litiumin’ / Vizitë e beftë, ‘një kontratë’ me Vuçiçin
19/07/2024 13:10

Publiku gjerman u befasua disi kur, zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit, njoftoi të mërkurën se kancelari gjerman Olaf Scholzdo të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në fund të kësaj jave në Beograd. Njoftime të tilla afatshkurtra të udhëtimeve ndërkombëtare të kancelarit janë shumë të pazakonta, udhëtimet dhe aktivitetet koordinohen me javë përpara udhëtimit. Në njoftim thuhet se Scholz do të diskutojë për "marrëdhëniet dypalëshe” me Aleksandar Vuçiçin, si dhe për çështje që lidhen me "politikën evropiane dhe ndërkombëtare”. Pra, informacionet janë shumë të përgjithshme. Asnjë fjalë për ftohjen e fundit të marrëdhënieve mes Berlinit dhe Beogradit për shkak të rezolutës së OKB-së për Srebrenicën, e cila u iniciua nga Gjermania dhe i shërbeu Vuçiçit për sulmet e shumta ndaj Berlinit, të cilat shkuan aq larg sa u fol edhe për një "paradoks". Vuçiçi dhe Serbia thanë madje se është paradoksale që Gjermania flet për gjenocid, "pas Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore”. Në raportet mes tyre ka probleme të mëdha edhe për shkak të procesit të ngrirë në normalizimin e marrëdhënieve me kosovën, i cili nuk po shkon mirë, pavarësisht angazhimit të Gjermanisë. Ndërkohë, ka dhe tema të tjera shumë të diskutueshme, siç është raporti i Serbisë me Rusinë. Megjithatë kjo vizitë e papritur tregon se Beogradi dhe Berlini nuk duan të gërmojnë në plagët e hapura, por, të flasin për raportet dypalëshe. Mediat gjermane shkruajnë se Scholz po shkon tek miku i Putinit dhe Orbanit, pikërisht për shkak të miqësisë së hapur me kundërshtarët e deklaruar të BE-së, por, ka edhe zëra se vizita në serbi ka në shënjestër litiumin. Kancelari Scholz e ka treguar edhe më herët se është i gatshëm të ulet në bisedime edhe me politikanë të diskutueshëm kur bëhet fjalë për sigurimin e litiumit për industrinë e automjeteve. Kohët e fundit ai priti në berlin edhe presidentin e ri të Argjentinës, Javier Milei. Si Argjentina ashtu edhe Serbia kanë depozita të mëdha të këtij metali të çmuar.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50