Top News – Scholz përballet me Bundestagun…Votëbesim në parlament para zgjedhjeve të parakohshme
16/12/2024 11:57

Gjermania do të shkojë në zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt dhe debati për to është i ndezur. Por, tek zgjedhjet shkohet duke ndjekur disa procedura të caktuara, të lidhura me kuadrin ligjor të vendit. Kancelari ka shtruar çështjen e votëbesimit në Bundestag, dhe duhet ta humbasë atë, gjë që pritet të ndodhë gjatë ditës. Më pas presidenti shpërndan parlamentin. Si pasojë duhet që brenda 60 ditësh të mbahen zgjedhjet e reja. Në përputhje me nenin 68 të ligjit themelor gjerman, kancelari federal paraqet një mocion në Bundestag për të kërkuar votëbesimin ndaj tij. Olaf Scholz e bëri këtë me shkrim më 11 dhjetor dhe ia dërgoi Presidentes së Bundestagut, Bärbel Bas. Ligji përcakton se votimi për kërkesën e kancelarit mund të bëhet jo më herët se 48 orë pas pranimit të saj. Votëbesimi zhvillohet sot në Bundestag. Nëse kancelari nuk do merrë një shumicë absolute prej 367 votash pro, në këtë votim, do të thotë se ai e humb votëbesimin. Abstenimet e mundshme nga deputetët do të kishin të njëjtin efekt si një votë kundër. Duhet të bëhet një votim nominal dhe vota e cdo deputeti është publike. Pas humbjes së votëbesimit, kancelari mund t'i sugjerojë Presidentit që të shpërndajë Bundestagun. Scholz tashmë ka njoftuar se do ta bëjë këtë ndërsa vetë presidenti ka kohë 21 ditë për të shpërndarë parlamentin e pas kësaj, zgjedhjet e reja duhen mbajtur brenda 60 ditëve. Humbja e votëbesimit dhe shpërbërja e Bundestagut nuk e ndryshon sidoqoftë faktin që kancelari dhe qeveria e tij do të mbeten në detyrë. Funksioni i kancelarit përfundon vetëm kur një Bundestag i ri mblidhet pas zgjedhjeve të reja. Edhe atëherë, kancelari Scholz qëndron në detyrë me kërkesë të Presidentit derisa parlamenti i ri të zgjedhë kancelarin e ri.

Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50
Top News- Putin ndërron mendje, Lavrov zbardh plani: Lufta do përshkallëzohet
27/10 22:33
Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54