Pas disa tentativave për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve të mbajtur nga Hamasi, kancelari gjerman Scholz ka telefonuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu. “Ka ardhur koha që të finalizohet marrëveshja për lirimin e pengjeve nga dhuna e Hamasit dhe koha për një ndalim të luftimeve në Rripin e Gazës,” mësohet t’i ketë thënë Scholz.