Top News/ Scholz ndryshon ‘kurs’ për Ukrainën: ’Është vetëmbrojtje, nuk do të sjellë përshkallëzim’
04/06/2024 14:08

Kancelari gjerman Olaf Scholz nuk sheh asnjë rrezik në ndryshimin e kursit të tij në raport me Ukrainën, për të lejuar Kievin që të përdorë armët e furnizuara nga Gjermania për të goditur territorin rus. “Ne jemi të sigurt se nuk do të kontribuojë në një përshkallëzim, sepse siç ka thënë edhe presidenti amerikan, kjo ka të bëjë vetëm me aftësinë për të mbrojtur një qytet të madh si Kharkivi, për shembull”, tha Scholz në një intervistë. “Vendimi është marrë me kujdes, me miqtë dhe aleatët e Gjermanisë”, shtoi ai. “Dhe qytetarët e Gjermanisë mund të kenë besim. Unë nuk do të lejoj asnjë presion që të më bindë të marr një vendim që nuk është i drejtë dhe që nuk është në kohën e duhur”, tha Scholz. Të premten, zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebestreit kishte njoftuar vendimin e kancelarit gjerman për të lejuar Ukrainën, të përdorë me armë të furnizuara nga Gjermania kundër objektivave ushtarake në Rusi. Një ditë më parë, qeveria amerikane kishte autorizuar Ukrainën të përdorte armë amerikane në një shkallë të kufizuar kundër objektivave në territorin rus. Si Gjermania ashtu edhe SHBA-ja e justifikuan masën me ofensivën e fundit ruse kundër rajonit verilindor të Ukrainës, Kharkiv

Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16
Top News – Arabët mbështesin rivalin e Netanyahut / Bibi humbet mbështetjen e ultra-ortodoksëve
06/11 11:10
Top News – Ndihmojnë fermerët palestinezë / Ish gjeneralët izraelitë dënojnë dhunën e kolonëve
06/11 11:06
Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00