Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe delegacioni i tij u pritën në Shkup të shtunën nga kryeministri, Dimitar Kovaçevski me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. Në takimin kokë më kokë mes Kovaçevskit dhe Scholz u diskutua për çështjet më të rëndësishme për raportet ndërmjet dy vendeve, si dhe çështjet me interes të përbashkët, lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian, bashkëpunimin rajonal dhe gjendjen aktuale me luftën në Ukrainë.