Top News/ SBU ‘likuidon’ tradhëtarët ukrainas; Ekzekutim në ‘oborrin’ e Putin, autobombë në Luhansk
07/12/2023 11:56

Dy ukrainas të akuzuar për bashkëpunim me autoritetet ruse janë vrarë, njëri nga të shtënat në afërsi të Moskës dhe tjetri nga një bombë në makinë në Luhansk të Ukrainës, pjesë kjo e pushtuar nga Rusia.Burime ukrainase të zbatimit të ligjit thanë se Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës "likuidoi" ish-deputetin ukrainas Illya Kyva duke e qëlluar për vdekje në një operacion special të mërkurën. Raportet e mediave në Rusi thanë më herët se Kyva u gjet i vdekur pranë Moskës. Ky i fundit ishte i njohur për qëndrimin e tij pro-rus. Në nëntor, një gjykatë në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, e dënoi atë në mungesë me 14 vjet burg, pasi e shpalli fajtor për tradhti të lartë. Pasi Rusia nisi pushtimin e saj të Ukrainës në shkurt 2022, Kyva u transferua në Rusi ku mori pjesë në shfaqje televizive pro-Kremlinit dhe në tryeza të rrumbullakëta. Vdekja e Oleh Popov, një ish-deputet de facto në një pjesë të rajonit të Luhanskut të Ukrainës të pushtuar nga Rusia, u raportua po ashtu më 6 dhjetor. Popov u vra në një shpërthim në makinën e tij në qytetin e Luhansk. Komiteti Hetimor tha në një deklaratë se ka filluar një hetim për vdekjen e Popov. Popov kryesoi komitetin qeveritar të instaluar nga Rusia për sigurinë dhe mbrojtjen e shtetit, agjencitë e zbatimit të ligjit, sistemin gjyqësor dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.Yury Yorov, një anëtar i parlamentit de fakto në Luhansk, u citua nga Interfax të thoshte se në shtator të vitit 2022 u bë një tentativë për vrasjen e Popovit që po ashtu ishte organizuar nga SBU. Disa shtetas ukrainas, të akuzuar për bashkëpunim me autoritetet ruse, janë vënë në shënjestër kohët e fundit dhe disa prej tyre janë vrarë. Së fundmi, një ligjvënës i asamblesë rajonale të instaluar nga Rusia në Luhansk, Mykhaylo Filiponenko, u vra muajin e kaluar në një bombë me makinë. Përgjegjësinë për atë vrasje e mori drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ukrainës.Rusia ka akuzuar shërbimet speciale ukrainase për organizimin e atentateve. Kievi ndërkohë rrallë merr përgjegjësinë për sulmet.

Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16
Top News – Arabët mbështesin rivalin e Netanyahut / Bibi humbet mbështetjen e ultra-ortodoksëve
06/11 11:10
Top News – Ndihmojnë fermerët palestinezë / Ish gjeneralët izraelitë dënojnë dhunën e kolonëve
06/11 11:06
Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38