Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave se projekti i Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump për të ndërtuar resorte dhe vila në Sazan është produkt i lobimit politik të tij dhe jo një ofertë për të zhvilluar turizmin në vend. Rama tha se projekti është në fazë shqyrtimi që Kushner e ka dorëzuar te Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, AIDA.