Policia Metropolitane e Londrës ka publikuar foton e një personi i cili është i dyshuar për vrasjen e një shqiptari në kryeqytetin britanik. Bajram Luli me datëlindje 09 shkurt 1997 u godit për vdekje brenda makinës së tij dhe nga plagët e marra humbi jetën në spital mbrëmjen e të hënës. Luli ishte me origjinë nga Peqini dhe kishte pak kohë që kishte mbërritur në shtetin ishull. Policia Metropolitane ka siguruar një foto nga kamerat e sigurisë të personit që dyshohet se ka kryer vrasjen.