SHBA ka intensifikuar linjën e sanksioneve kundër zyrtarëve të korruptuar në Ballkanin Perëndimor, duke u dërguar një mesazh të qartë qeverive të rajonit. Pas masave ndaj një sërë politikanëve dhe deputetëve, Departamenti amerikan i Thesarit i ka vënë sanksione Prokurores së Shtetit në Bosnje-Hercegovinë, Diana Kajmakovic. “Diana Kajmakoviq është duke cenuar vazhdimisht demokracinë dhe sundimin e ligjit në Bosnje-Hercegovinë”, tha Brian Nelson, nënsekretar për Kundërterrorizëm dhe Inteligjencë Financiare në Departamentin amerikan të Thesarit.