Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian e kanë gati paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, e cila përfshin edhe Ballkanin Perëndimor. Në paketën e re përcaktohet se shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk do të lejohen të importojnë naftë të papërpunuar ruse. Kjo masë ka të ngjarë të prekë vecantërisht Serbinë e cila është shumë e varur nga Rusia. BE thotë se në muajin dhjetor do të ndalohet plotësisht importi i naftës nga Rusia, që transportohet përmes detit. Paketa e re thekson për shkak të sigurisë energjetike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duhet të kufizohet nafta dhe gazi rus.