SHBA ka kërcënuar së fundmi me sanksione të paprecendenta Rusinë nëse ndërmerr një sulm ushtarak ndaj Ukrainës. Nënpresidentja Kamala Harris paralajmëroi të dielën se nëse Moska cenon sovranitetin e Ukrainës, SHBA do të vendosë sanksione kundër Rusisë siç askush nuk i ka parë më parë. Harris tha se Uashingtoni po koordinon pozicionin e tij me aleatët dhe po sigurohet që Kremlini të jetë i vetëdijshëm për pasojat e mundshme të veprimeve ushtarake. Shtëpia e Bardhë po shqyrton mundësinë e ndalimit të eksporteve të teknologjive konsumatore dhe industriale në Rusi, të tilla si komponentë për telefonat inteligjentë dhe aeroplanë. Kjo, si pjesë e një pakete më të madhe sanksionesh, mund të ndikojë seriozisht konsumatorët, operacionet industriale dhe punësimin.