Top News – Sanksione mbi diamantet e Rusisë! Eksporte në vlerë 5 miliardë dollarë vitin e kaluar
18/05/2023 21:00

Liderët e G7-ës, të mbledhur në japoni, do të diskutojnë edhe për vendosjen e sanksioneve mbi tregtinë miliarda dollarëshe të rusisë – tha një zyrtar i BE-së të enjten, me shpresën se do ta privojnë moskën nga fondet për luftën e saj në ukrainë. “Ne besojmë se kemi nevojë të vendosim kufizime për eksportet nga rusia në këtë sektor”, tha zyrtari duke shtuar se G7 ka pak gjasa të arrijë një marrëveshje finale për temën delikate në japoni. Rusia eksportoi diamante në vlerë thuajse 5 miliardë dollarë në 2021, sipas ekspertëve. Emiratet e bashkuara arabe, india dhe Belgjika, janë mes importuesve më të mëdhenj të saj. Zyrtari i BE-së tha se blerësit indianë do të ishin të rëndësishëm për tu siguruar që një regjim sanksionesh të ketë pasojat maksimale. “Ne do të donim të angazhoheshim në dialog me ta sepse industria e diamanteve është shumë e rëndësishme në indi, jo aq për sa i takon shifrave, por kryesisht për sa i takon politikës dhe simbolizmit – tha zyrtari. India ka lidhje të ngushta ushtarake me Moskën dhe nuk ka dënuar kurrë pushtimin rus të Ukrainës. Kryeministri indian është ftuar në samitin e G7-ës në Hiroshima, bashkë me liderë të ekonomive të tjera në zhvillim, me shpresën se do ti japin një shuplakë të radhës rusisë.

Top Channel/ Tinderi “zbulon” një skandal në NATO/ Oficeri spanjoll përfundon nën hetim
15/09 23:19
Top Channel/ “IA është si një inteligjencë aliene”, Bill Gates ngre alarmin për atë që po vjen
15/09 23:18
Top Channel/ SHBA nis shkurtimet për ushtrinë në Ballkan, preket Maqedonia e Veriut
15/09 23:09
Top Channel/ Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis/ Fotoja e fshehtë që mund të ndryshojë hetimin
15/09 23:02
Top News- “Epoka akullnajore” po vjen! El Nino sjell valën polare, dimër i pazakontë në horizont
15/09 23:00
Top News- Dasma e djalit të Trump u pagua nga oligarku rus, kush është njeriu besnik i Putinit
15/09 22:45
Top News- “Pavarësia e Skocisë, çështje kohe”, Mbretëria e Bashkuar drejt shpërbërjes
15/09 22:34
Top News- Inteligjenca Artificiale mund të na vrasë, tjetër alarm nga ish-eksperti i Google
15/09 21:20
Top News- Lufta me Iranin ‘zbraz’ arsenalin amerikan, raporti rrëzon pretendimet e Donald Trump
15/09 20:50
Top News- SHBA mbështet Kosovën, por ngërçi… / Uashingtoni: Kriza politike po cenon raportet tona
15/09 20:10
Top Channel/ SHBA e pranon për herë të parë: Kemi armë në hapësirë
15/09 20:02
Top News- Rusia godet me raketa helikopterin danez, plasin tensionet në Detin Baltik
15/09 19:45
Top Channel/ Mesazhet nga SHBA për Shqipërinë: Çmontojmë organizatat kriminale
15/09 19:40
Top News – Del nga burgu neonazisti/ Numri dy i Agimit të Artë kërkon sërish pushtet
15/09 17:30
Top Channel/ Ilias Kasidhiaris përfundon dënimin, edhe nga burgu është angazhuar në politikë
15/09 15:32
Top News – Fjalimi ‘sekret’ i Von der Leyen / Presidentja e KE flet të mërkurën për gjendjen e BE
15/09 14:46
Top News – Araghchi viziton Kinën. Hormuzi në fokus, Pekini kërkon të ndërmjetësojë
15/09 14:37
Top News – Rebelët mbledhin OKB / Takim urgjent pas përparimit të huthëve në Arabi
15/09 14:32
Top News – Kolonët mësyjnë xhaminë / Dhjetëra izraelitë hyjnë me forcë në oborrin e Al Aksas
15/09 14:11
Top News – ‘Luftë duan, luftë do kenë’/ Arabia Saudite kërcënon Huthët – Do përgjigjemi me forcë!
15/09 13:47