Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka drejtuar gishtin kah Izraelit dhe Rusisë, duke i akuzuar se përhapën dhe amplifikuan dezinformimin në lidhje me hyrjen masive të migrantëve në enklavën spanjolle të Afrikës së Veriut, Ceuta, muajin e kaluar. Sipas tij, kjo vërtetohet nga hulumtimi i organit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian. Sanchez shtoi se ishte “e qartë” që të dy vendet e kishin përdorur krizën për të kritikuar qeverinë spanjolle, si një formë hakmarrjeje për qëndrimet e Madridit ndaj luftërave në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.