Presidenti francez, Emmanuel Macron, premtoi se do të përshpejtojë dërgimin e raketave të reja për pengimin e sulmeve ajrore në Ukrainë. Këtë zotim ai e bëri pas sulmeve shkatërruese ruse ndaj një qyteti ukrainas dhe pas një bisede që zhvilloi me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky. “Fola me presidentin Zelensky pas sulmit të dyfishtë rus në mes të ditës ndaj një qendre tregtare në Krivki Rih, i cili shkaktoi viktima të shumta në mesin e civilëve, dhe shpreha tmerrin dhe pikëllimin tonë të thellë”, shkroi Macron në X.