Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që sesioni vjetor i OSBE për vitin 2027 të mbahet në SHBA, dhe jo në Beograd. Rezoluta, e cila do të paraqitet nga kongresmeni republikan Joe Wilson me mbështetjen e 40 ligjvënësve nga të dyja partitë, argumenton se organizimi i takimit në SHBA do të demonstronte angazhimin amerikan ndaj aleatëve të OSBE-së.