Tirana do të mirëpresë në datat 15 dhe 16 maj Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga e gjithë Europa. Për shkak të ngjarjes, Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë, ndërsa shumë akse rrugësh do të jenë të bllokuara. Si pasojë e organizimit, pritet trafik i rënduar në kryeqytet dhe zonat përreth.