Top News/ Samit për Klimën në Azerbajxhan / 200 liderë botërorë mblidhen për ngrohjen globale
11/11/2024 11:40

Liderë shtetesh, ministra dhe zyrtarë tjerë prej gati 200 shteteve të botës janë mbledhur në Azerbajxhan për të ndjekur punimet e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike. Fokusi do të jetë se si të parandalohet ngrohja globale, por edhe pasojat e saj vdekjeprurëse. Në këtë konferencë dyjavore pritet të adresohen përkushtimet financiare për vendet e varfra që janë prekur nga valët e të nxehtit, stuhitë dhe përmbytjet, intensiteti i të cilave është rritur për shkak të ndryshimeve klimatike. Shtetet në zhvillim dhe organizatat pro ambjentit presin nga shtetet e pasura që të mobilizohen për të ndarë të paktën 1 trilion dollarë në vit, 10 herë më shumë sesa premtimi aktual prej 100 miliardë dollarësh në vit. Për të financuar këtë rritje, aktivistët e klimës propozojnë rritjen e taksave për të pasurit, si dhe vendosjen e taksave shtesë për nxjerrjen e qymyrit, naftës dhe gazit. Organizatat joqeveritare shqetësohen se samiti i njohur si Konferenca e Palëve, apo COP29, do të mbetet në hije nga fitorja e Donald Trumpit si president amerikan. Pas fitores së tij në zgjedhjet e vitit 2016, ai pati urdhëruar largimin e Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për Klimën. Sipas raportimeve të së përditshmes amerikane Neë York Times, gjatë fundjavës, Trump jo vetëm që planifikon largimin prej Marrëveshjes së Parisit, por edhe zhvendosjen e selisë së Agjencisë për Mbrojtje të Ambientit larg Uashingtonit. Ai pritet madje edhe të ndryshojë politikat, që mundësojnë nxjerrjen e naftës dhe qymyrit. Dhjetëra mijëra zyrtarë, gazetarë, aktivistë dhe lobistë politikë pritet të marrin pjesë në konferencën e organizuar në Azerbajxhan, një ish-republikë sovjetike ku liria e shprehjes është tejet e kufizuar.

Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34
Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55