Kutive të votimit iu drejtua dhe ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, që ndodhet nbë burgun e Fierit pasi u shpall fajtor për kallëzim të rremë. Ai ishte ndër të parët të burgosur që votoi. Ndërsa përsëriti edhe nëjëherë se burgimi I tij është politik. Salinaji kërkoi nga votuesit mbëhstetje për partinë demokratike ndërsa akuzoi kryeministrin se bëri fushatë me bandat.