“Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë”, ka qenë ky mesazhi me të cilën ka nisur postimin në rrjetin social FaceBook, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, teksa ka komentuar debatet brenda PD, në lidhje me listat të cilat u bënë publike një ditë më parë. Ish-deputeti Salianji shkruan se edhe ai ka kontestime, dhe se iu hoq mandati dhe mundësia për rikandidim vetëm 1 dirë para shpalljes së listave.