Elisa Spiropali përsëriti nga foltorja e Kuvendit thirrjen e saj për ndryshime të thella në mënyrën se si qeveriset dhe bëhet politika në vend. Ajo përçoi dy mesazhe kryesore. Ish ministrja e Jashtme prezantoi pak ditë më parë hapjen e debatit për marrëveshjen e re për Shqipërinë, ku kërkon demokratizimin e partive politike dhe ndryshim të sistemit zgjedhor, që sipas saj sot nuk prodhon përfaqësim për qytetarët në Kuvend.