Top News – Sali Berisha do kalojë oqeanin! Pritet të marrë pjesë në konventën e Partisë Republikane
29/08/2026 14:50

Sali Berisha do të kalojë oqeanin! Pesë vite pas shpalljes ‘non grata’ nga Uashingtoni, ish kryeministrit ju hoq ndalimi për të shkelur në tokën amerikane dhe tashmë ai pritet të udhëtojë drejt Dallasit në Teksas në datat 9 dhe 10 shtator për të marrë pjesë në konventën e Partisë Republikane. Berisha shpjegon se do të jetë pjesë e një delegacioni me rreth 30 kryetarë partish të unionin demokrat ndërkombëtar. “Tani, që të jem i hapur, unë ju kam qenë në fillim kur jam pyetur, kam deklaruar se do shkoj në ndonjë konferencë. Në këtë kuadër, Partia Republikane Amerikane zhvillon në Teksas konferencën për zgjedhjet e mid-term, që i quajnë ata zgjedhjet në mes të mandatit. Dhe Unioni Demokrat Ndërkombëtar, në të cilin Partia Republikane ka peshën më kryesore, se është partia më e madhe me të gjitha ato, ka krijuar një delegacion me kryetarët e rreth 30 partive të këtij unioni për të marrë pjesë në konferencën në Teksas. Por përveç kësaj ftese në përbërje të delegacionit, unë kam dhe një ftesë tjetër nga një institut amerikan që ka lidhje me këtë konferencë. Kështu që unë pres dokumentet dhe do marr pjesë. Përsa i përket takimeve, nuk kam fiksuar, por shpresoj që të fiksoj gjatë ditëve të ardhshme.” Një koment, Berisha e dha edhe për vendimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për të shfuqizuar delegimin e kompetencave ndaj Anuela Ristanit. Sipas kryedemokratit, ky akt përbën një sulm të Veliajt ndaj Edi Ramës. “Akti i djeshëm i Erion Veliajt dëshmon përfundimisht se Edi Rama po bëhet një kalë i ngordhur që dalin tani t'ia heqin dhe patkonjtë, e kupton vetë. Pra, dhe kjo është një e vërtetë. Në qoftë se qytetarët e kanë konstatuar, e kanë ndjekur, ai është një person në rrethim, që për të mbrojtur shkon nga një vilë qeveritare në një vilë tjetër qeveritare. Dhe që njofton ndryshime po s'bën dot asnjë ndryshim. S'bën dot asnjë ndryshim. Në këtë kuadër është fillimi i hapur i sulmit të Erion Veliajt ndaj tij.”

Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19