Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako u ndal sërish në lagjen 18 dhe në lagjen 8, ku edhe njëherë foli për investimet e kryera në këto dy zona. Sako tha se në këto dy zona, është realizuar një investim me shumë vlerë, pasi 40 pallate janë rehabilituar dhe nga ky investim përfitojnë rreth 1 mijë familje.