Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri, i cili prej 4 muajsh po vuan dënimin në burgun e Fierit, kërkoi nga Gjykata e Lartë të lirohej nga burgu, pasi sipas ish zyrtarit, jeta e tij ishte në rrezik. Kërkesa e Tahirit u rrëzua këtë të enjtë nga Gjykata e Lartë, pasi nuk u gjykua si e arsyeshme që ish ministri të lihej në arrest shtëpiak. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e dënoi Tahirin me 3 vite e katër muaj heqje lirie.