Ish-ministri I Brendshëm Saimir Tahiri, i dënuar me 3.4 vite burg, do ta vuajë dënimin në burgun e Fierit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dhënë vendimin, teksa në orët në vijim pritet që Tahiri të trasferohet drejt Fierit. Fillimisht ish-ministri u vendos në godinën nr 2 të burgut “313” në Tiranë.