Shumë dosje me policë e oficerë të vrarë në krye të detyrës nuk janë zbardhur, ose në rastet kur autorët janë identifikuar, ata nuk janë përballur me drejtësinë në Shqipëri, pasi janë arratisur pas krimeve. Kështu ka ndodhur edhe me ekzekutimin e ish oficerit të antidrogës Roland Rexhepi, që për shkak të detyrës njihej me nofkën Doda dhe punonte në drejtorinë e policisë së Elbasanit. Ai u ekzekutua në derën e shtëpisë në korrik të vitit 2009. Një nga autorët ka qenë edhe Florind Shabani.