Çështja gjyqësore e Partisë Demokratike ka mbetur ende pa një verdikt final nga trupa gjykuese, se kujt i takon vula dhe sigla e partisë. Për të pestën herë, seanca gjyqësore e planifikuar për t’u zhvilluar këtë të enjte, u shty për në datën 17 janar, kur pritet të jepet vendimmarrja për ankimin e Alibeajt, i cili ka kërkuar që vendimet e kuvendeve të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit të regjistrohen bashkë.