Një ditë pas vizitës në tubacionet nga ana hungareze, kryeministri I Hungarisë Viktor Orban, tha se pret informacionet nga Serbia rreth planeve të supozuara për sabotimin e tubacionit Rrjedha Turke, përmes të cilit gazi rus arrin në Hungari. Orban nuk e akuzoi drejtëpërdrejtë Ukrainës se qëndron pas sulmit, por u shpreh se ukrainasit kanë aftësi për ta bërë këtë. Sakaq, Beogradi e hodhi poshtë mundësinë e përfshirjes së Ukrainës, pas pretendimeve të autoriteteve serbe më 5 prill se pranë tubacionit u gjetën eksplozivë. Ende nuk dihet se kush qëndron pas planeve për sabotimin e tubacionit në Serbi, të cilat u bënë publike vetëm një javë para zgjedhjeve parlamentare në Hungari. Sipas ekspertëve politikë, operacioni ndaj tubacionit të gazit, mund të jetë stirsur me qëllim të ndihmës ndaj Orbanit në fund të fushatës zgjedhore. Kievi e hodhi poshtë mundësinë e përfshirjes, duke vlerësuar se ka gjasa të bëhet fjalë për një operacion të rremë rus, me qëllim ndërhyrjen në zgjedhjet në Hungari.