Top News/ Sabotazhi në tubacionin e Nord Stream/Një ukrainas në kërkim, lëshohet fletëarresti i parë
15/08/2024 12:54

Gati dy vjet pas atentateve me lëndë shpërthyese kundër gazsjellësit Nord Stream në Detin Baltik, Prokurori i Përgjithshëm Gjerman, Jens Rommel ka lëshuar urdhërarrestin e parë kundër një personi të dyshuar. Sipas informacioneve bëhet fjalë për një ukrainas që së fundmi ka qëndruar në Poloni. Edhe dy nënshtetas të tjerë ukrainas, mes tyre një femër, janë në mesin e të dyshuarve. Sipas të dhënave ata kanë marrë pjesë në atentatin, me gjasë si zhytës dhe kanë vendosur lëndën shpërthyese në gazsjellës. Informacionet për personat e dyshuar bazohen në të dhëna të shërbimit informativ të një vendi tjetër. Siç është njoftuar, këta persona, në shtator 2022 kanë qenë duke lëvizuar me një jaht me vela "Andromeda" në Detin Baltik. Hetuesit duket se me këtë hap kanë arritur sukses në një nga procedurat hetimore më spektakolare të dekadave të fundit në Gjermani. Në një kohë që Suedia dhe Danimarka i mbyllën hetimet në fillim të vitit për këtë rast, Prokuroria e Përgjithshme Gjermane i vazhdoi hetimet. Sipas mediave, hetuesit kanë mbledhur me sa duket prova të majftueshme për të siguruar një urdhërarrest nga Gjykata Federale. Sipas të dhënave hetuesit gjermanë besojnë se shtetasi ukrainas në kërkim. ka qëndruar së fundmi në periferi të Varshavës. Por momentalisht ukrainasi është në ilegalitet. Nga pala polake nuk ka pasur deri më tani përgjigje në lidhje me kërkesat ligjore të palës gjermane. Mbetet e paqartë nëse segmente të caktuara të autoriteteve ukrainase kanë ndihmuar në përgatitjen dhe zbatimin e aktit të sabotazhit. Në urdhërarrestin e lëshuar nuk flitet për lidhje të drejtpërdrejta me ushtrinë ukrainase apo shërbimet sekrete. Presidenti ukrainas, Zelenski kishte hedhur poshtë çdo përfshirje të vendit të tij me atentatin kundër gazsjellësit. Në pranverë, kreu i shërbimit informativ ukrainas, Kyrylo Budanov tha se asnjë nga zyrtarët në Ukrainë nuk ka të bëjë në asnjë formë me këtë akt sabotazhi.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20