Top News/Sabotazh në Francë, ndalen të gjithë trenat/Kaos para Olimpiadës, goditet rrjeti hekurudhor
26/07/2024 15:41

Sulme me zjarrvënie goditën rrjetin e trenave të shpejtë në Francë të premten, ndërsa zyrtarët i quajtën ato akte të paramenduara “sabotazhi” që ndodhën vetëm disa orë para hapjes së Lojërave Olimpike në Paris. Sulmet e së premtes u kryen ndërsa në kryeqytetin francez ka masa të shtuara sigurie para mbajtjes së ceremonisë hapëse të Olimpiadës, në të cilën pritet të marrin pjesë 300.000 spektatorë. Zjarret kanë prekur linjat veriore dhe lindore të trenave të shpejtë duke shkaktuar vonesa të udhëtimeve. Pothuajse 800.000 pasagjerë pritet të preken gjatë fundjavës, për shkak se dëmi është i madh në rrjetin e trenave. “Në mëngjes, sulme të koordinuara dhe përgatitura të sabotimit u kryen kundër instilacioneve të operatorit kombëtar të trenave”, tha kryeministri francez, Gabriel Attal. “Në rrjetin e trenave ka pasoja të mëdha dhe serioz”, shtoi ai. Dëme janë shkaktuar edhe në trenat që qarkullojnë nga Parisi për në lindje dhe perëndim të Francës. Sulmet po ashtu kanë shkaktuar anulimin e shërbimeve të udhëtimeve me trena mes Parisit dhe Londrës. Një burim i sigurisë i tha AFP-së se shërbimet e inteligjencës në Francë po tentojnë të përcaktojnë se kush e kreu këtë sabotim. Ky burim tha se metoda e zjarrvënies i ngjan sulmeve të kaluara të kryera nga figura të ekstremit të djathtë.

Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00
Top News-Protestat e dhunshme të fundjavës/ Franca nxjerr trupa ushtarake për të përforcuar Policinë
20/10 22:30
Top News- Protestat në Milano/ Italia ndryshon ligjin, 5 vite burg dhe gjoba 20 mijë euro
20/10 22:20
Top News- Rumania del nga kriza/ Votëbesohet qeveria e re, merr fund bllokada
20/10 21:53
Top News – E bllokuar mes ujit, shpëtohet familja / Përmbytje të mëdha në Spanjë, katër viktima
20/10 15:05
Top News – Masa të reja sociale në Spanjë / Qeveria reagon disa javë para zgjedhjeve
20/10 14:57
Top News – Pritet ‘fundjavë zjarri’ në Itali / 500 ushtarë në Milano, masa të rrepta sigurie në vend
20/10 14:49
Top News – Bllokuan sheshet me çadra / Portugali, policia çmonton kampet, 55 të arrestuar
20/10 14:44
Top Channel/ “Luftë guerrile” në Milano: 500 ushtarë shtesë, qeveria italiane përgatit dekretin!
20/10 14:24
Top Channel/ Bombardimet në portet ukrainase, kriza e drithit mbërrin në Itali: Çmimet rriten 24%!
20/10 14:22
Top News – Trump heton Grenell për korrupsion / Skandal në Shtëpinë e Bardhë, ‘blerje ndikimi’
20/10 14:18
Top News – Pas Francës, radha e Amerikës…!!! Kriza ‘tingëllon e njohur’ por SHBA është ‘ndryshe’
20/10 13:55
Top News – JD Vance distancohet nga Trump / Nuk pranon të mbështesë Netanyahun për rizgjedhje
20/10 13:43
Top News – Trump: Rusia ka qenë e mirë me Ukrainën / Zelenski takon Witkoff për të riparuar lidhjet
20/10 13:41
Top News – Amerikanët nuk e duan Trumpin / Mbështetja bie në nivelin më të ulët historik
20/10 13:41
Top News – Franca shpërthen, ekstremi i djathtë ngrihet/ Evropa ‘në rrezik’, zemërim para zgjedhjeve
20/10 12:24
Top Channel/ Studentët protestë në Greqi, partitë e majta dalin në mbështetje të protestave
20/10 12:19
Top Channel/ Richard Grenell në skemën e pagesave për ndikim te Presidenti? Trump urdhëron hetim!
20/10 12:16
Top Channel/Tensione të reja Trump-Zelensky: “Ne i kemi dhënë shumë Ukrainës, nuk kemi marrë asgjë”!
20/10 11:20
Top Channel /Papa i telefonon pwr marrëveshje me Rusinë, Zelensky: Trump do kapitullimin
19/10 23:27