Top News – Sa vlen Greenlanda sipas Putinit…?! 1 miliardë dollarë, nuk më intereson kush e zotëron
22/01/2026 14:35

Presidenti rus Vladimir Putin tha se pronësia e Grenlandës nuk ishte shqetësim i Rusisë dhe se Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka duhet ta zgjidhin çështjen mes tyre. Moska ka parë me kënaqësi ndërsa përpjekja e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të marrë nën kontroll Grenlandën ka thelluar ndarjen e Uashingtonit me Evropën, edhe pse lëvizjet e tij mund të kenë pasoja për Rusinë, e cila tashmë ka një prani të fortë në Arktik. Putin, duke folur për herë të parë publikisht për cështjen, sinjalizoi se Rusia nuk do të kundërshtonte përpjekjen e Trump për të kontrolluar Groenlandën, të cilën ai spekuloi se mund të vlejë gati 1 miliard dollarë. "Ajo që ndodh në Grenlandë nuk na shqetëson aspak", tha Putin në një takim të Këshillit të Sigurisë së Rusisë. "Rastësisht, Danimarka gjithmonë e ka trajtuar Grenlandën si koloni dhe ka qenë mjaft e ashpër, nëse jo mizore, ndaj saj. Por kjo është një çështje krejtësisht tjetër, dhe vështirë se dikush është i interesuar për të tani", shtoi Putin. Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar ndaj sugjerimit të Trump se Moska ka ambicie edhe për Groenlandën, por ka qenë e kujdesshme të mos e kritikojë presidentin amerikan dhe ka lënë të kuptohet se ka njëfarë simpatie për pretendimin e tij. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të martën se ishulli gjigant, i pasur me burime, i cili tashmë ka një prani ushtarake amerikane, nuk ishte "një pjesë natyrale" e Danimarkës. Putin ndërkohë kujtoi se Rusia në vitin 1867 ia shiti Alaskën Shteteve të Bashkuara për 7.2 milionë dollarë dhe se Danimarka në vitin 1917 ia shiti Ishujt e Virgjër Uashingtonit, duke vendosur precedentë për transaksione të tilla toke. Duke u mbështetur te çmimi i Alaskës, i rregulluar edhe me inflacionin, dhe duke marrë parasysh madhësinë e Grenlandës dhe ndryshimet në çmimet e arit, Putin tha se blerja e Grenlandës nga Danimarka mund të kushtojë rreth 1 miliard dollarë, cmim ky që sipas tij Uashingtoni mund t'a përballonte. "Mendoj se ata do ta zgjidhin mes tyre", tha Putin.

Top News – Banorët po vdisnin urie… / Nisen ndihmat drejt qytetit të pushtuar nga Rusia
30/10 12:14
Top Channel/ Greqia sfidon Turqinë në OKB! Mitsotakis kundërshton marrëveshjen detare me Libinë
30/10 12:06
Top News – Mjaft e provokuat Rusinë…! Pentagoni ‘këshillon’ evropianët: Zbusni retorikën
30/10 11:58
Top Channel/ Ishte nisur drejt Mekës, sauditët shkatërrojnë dronin: U lëshua nga Huthit në Jemen!
30/10 11:58
Top News – Ushtria e hakerave e Kim Jong un-it / Vjedh 6.3 miliardë dollarë nga Binance
30/10 11:50
Top News – Papa voton në zgjedhjet në SHBA / Hera e parë në historinë e Vatikanit, votim me postë
30/10 11:49
Top Channel/Bllokim motori, çfarë i ndodhi helikopterit italian në Bosnjë: Pilotët u nxorrën gjallë!
30/10 11:10
Top Channel/ Italia sot në grevë, mijëra vetë rikthehen në sheshe: Milano “blindon” vitrinat!
30/10 11:08
Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59