Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, një studim shqetësues është publikuar nga CRCA, që sjell shifra alarmante rreth dhunës tek fëmijët. Sipas këtij raporti, pothuaj 60% e të anketuarve mendojnë se është e pranueshme goditja e fëmijës në të ndenjura, fytyrë apo trup. Sipas tyre kjo është një pështje mes prindit dhe fëmijës. Ndërsa më shumë se 50 % e të anketuarve pranojnë që prindërit përdorin fjalë ofenduesi kur i bërtasin fëmijëve. Por përgjigjet janë edhe më shqetësuese, ku 20% e të anketuarve pranojnë rrahjen e fëmijëvee me rrip, shkop apo sende të tjera të forta.