Rusia nisi sulmin në shkallë të gjerë mbi Ukrainë më 24 shkurtin e vitit të kaluar dhe që atëherë ka përdorur rreth 50% të raketave të saj kundërajrore, me rreze të gjatë veprimi. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ukrainase, Oleksii Hromov deklaroi se të paktën 800 raketa janë gjuajtur nga Rusia në territorin e Ukrainës, shifër kjo që është sa gjysma e kapaciteteve ruse në këtë lloj arme.