Ministri i Financave, Petrit Malaj ka reaguar pas kallëzimit të bërë në SPAK nga gjyqtarët e prokurorët për çështjen e bllokimit të pagave. Përmes një deklaratë në Facebook, Malaj tka bërë një panoramë të pagave të reja të gjyqtarëve e prokurorëve me formulën e ndryshimit, ndërsa thekson se do të ketë një kosto negative në buxhetin e shtetit. Efekti total në buxhetin e shtetit me këto kërkesa është 40 milionë euro shtesë, çdo vit. Por nuk mbyllet këtu. Magjistratët kërkojnë rishikim të pagave për periudhën 2023-2026 me një efekt në buxhetin e shtetit 125 milionë euro.