Senatori dhe ish kandidati për President në SHBA, Bernie Sanders ka reaguar përmes rrjeteve sociale për protestën që ka nisur në Shqipëri prej ditësh. “Në Shqipërinë e vogël, mbi 100 mijë njerëz po protestojnë në rrugë kundër një resorti luksoz shkatërrues për mjedisin të planfikuar nga dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner dhe partnerët e tij miliarderë nga Katari. Kjo është fytyra e oligarkisë globale dhe njerëzit që thonë jo”. Senatorit iu përgjigj Kryeministri Edi Rama, po përmes rrjeteve sociale.