Top News – Sa 100 bomba të Hiroshimës…NASA merr vendim emergjent, asteroidi bëhet më kërcënues
11/02/2025 15:40

Mund të ngjasjë me një skenë të frikshme nga një film apokaliptik fantastiko-shkencor. Por agjencitë hapësinore të botës tani kanë marrë një vendim të rrallë, emergjent, pasi po rriten shanset që Toka të goditet nga një “asteroid që mund të rrafshojë një qytet të tërë, të madh”. Astronomët parashikojnë se asteroidi 2024 YR4 aktualisht ka një shans nga 1 në 43 , ose 2.3 përqind, për t'u përplasur me Tokën në vitin 2032. Ndërsa rreziku rritet, një ekipi ndërkombëtar astronomësh, po përdor teleskopin hapësinor James Ëebb për të përcaktuar se sa dëme do të shkaktonte shkëmbi hapësinor në një skenar makthi. Astronomët do të përdorin teleskopin për të matur madhësinë e saktë të asteroidit dhe për të bërë llogaritjet përfundimtare rreth orbitës së tij. Vlerësimet më të mira aktualisht sugjerojnë se asteroidi është deri në 90 metra i gjerë. Kjo do ta bënte atë përafërsisht sa Statuja e Lirisë në Nju Jork, ose Big Beni i Londrës. Dhe ajo që shqetëson më shumë është fakti se me këto përmasa, pasojat e një përplasjeje të tij me tokën do të ishin të barabarta me ato të asteroidit Tunguska, që rrafshoi 2150 kilometra katror pyje në siberi në vitin 1908. 2024 YR4 u vu re për herë të parë në fund të dhjetorit të vitit të kaluar nga stacioni i financuar nga NASA në Kili. Edhe me një probabilitet të vlerësuar prej vetëm 1.3 për qindësh në atë kohë, ai ishte ende një kërcënim i madh për Tokën dhe ishte në krye të listave të rrezikut të NASA-s dhe ESA-së. Me diametër të vlerësuar deri në 90 metra, asteroidi mund të shkaktojë dëme serioze nëse godet Tokën. Megjithatë, vlerësimet e hershme të përmasave të tij mund të rezultojnë të pasakta.

Top News – Polonia, trupa në kufi me Rusinë /‘Incident shqetësues’, frikë për ndërhyrje të armatosur
03/11 15:18
Top News – Trump do thyejë ‘tabunë’ bërthamore/Sulm bërthamor mbi Iran, paralajmëron agjenti i CIA-s
03/11 15:15
Top News – Përplasen me njëri tjetrin helikopterët / Aksident në lartësi, do uleshin në Everest
03/11 15:07
Top News – Alarm i kuq në aeroportet evropiane / Kërcënime me bombë në katër avionë, masa emergjente
03/11 14:56
Top Channel/ BE “ndez” motorët për Malin e Zi? Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027!
03/11 14:45
Top News – ‘Ne do ta vrasim Trumpin’ / Teherani mbushet me postera e banderola kërcënuese
03/11 14:09
Top News – Rusia, bombardime me valë…31 të vrarë në fshatin ukrainas, goditi vendstrehimin
03/11 14:03
Top News – Trump bombardon Iranin ditën e zgjedhjeve / ‘Sulm i fshehtë’ në ishullin strategjik
03/11 12:18
Top News – Zelenski sfidon Donald Trumpin / Shkrumbon rafineritë ruse të naftës gjatë natës
03/11 12:05
Top News – Paqeruajtësit evropianë në Ukrainë / Do të lejohen t’u përgjigjen me zjarr rusëve
03/11 11:55
Top News – Lufta zgjerohet në Detin e Zi / Rusia vë në provë ‘vijat e kuqe’ të NATO-s
03/11 11:55
Top Channel/ SHBA sulm Iranit para zgjedhjeve, por “jo goditje të tjera”: Bie çmimi i naftës!
03/11 11:48
Top News – Rusia dhe Ukraina në një tryezë / SHBA njofton takimin më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi
03/11 11:46
Top News – SHBA është sot një ‘fushëbeteje’ / Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit
03/11 11:46
Top Channel/ OpenAI: Dan Driscoll emërohet këshilltar për sigurinë kombëtare
03/11 11:35
Top Channel/ Nvidia i mbyll dyert Kinës. Gjiganti amerikan vendos kufizime për klientët kinezë
03/11 11:25
Top Channel/ Demokratët në SHBA, shpresa të mëdha për fitore: Por a kanë të drejtë sondazhet?!
03/11 11:14
Top Channel/ Zgjedhjet në SHBA, gratë drejt arritjeve historike: Përbëjnë 51% të popullsisë, por..!
03/11 11:08
Top Channel/ Merz kërkon sovranitet dixhital: Zgjerim “të rrufeshëm” të Inteligjencës Artificiale!
03/11 11:07
Top News – Netanjahu telefonon Vuçiç. Humbën zgjedhjet, por ‘forcuan miqësinë mes dy vendeve’
03/11 10:17