28 për qind e bizneseve të ndërtimit pohojnë se përgjatë vitit 2025 u është kërkuar, ose është pritur prej tyre dhurata, apo pagesa joformale për të përfituar leje ndërtimi. Ky është rezultati i dalë në anketën e Bankës Botërore për Ndërmarrjet. Sipas revistës Monitor, shifra në rastin e Shqipërisë është katër herë më e lartë se mesatarja rajonale, që qëndron në vetëm 7 për qind.