Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi dënimet për gjyqtaren Mimoza Margjeka, të akuzuar për korrupsion, bashkëshortin e saj dhe tre të akuzuar të tjerë. Ish-gjyqtarja e Durrësit, Mimoza Margjeka, i shoqi Arben Cara, avokati Skënder Demiraj dhe dy të pandehurit, Nejton Bali, Klaudio Zhilla kërkuan pafajësinë në Apel, por togat e zeza lanë në fuqi vendimin e GJKKO-së. GJKKO ka dënuar përfundimisht gjyqtaren me 4 vite e 6 muaj burg, që iu konvertua në shlyerjen për 3 vite rresht shërbim prove.