Ryanair, linja ajrore Nr.1 në Evropë, feston verën e saj të dytë në Tiranë me mbi 320 fluturime javore drejt 23 destinacioneve fantastike. Kompania prezantoi edhe 2 linja të reja drejt Lamezia dhe Varshavë-Chopin. Programi i larmishëm i verës 2025 nga Ryanair garanton turizëm ndërkombëtar, fluturime me tarifa të ulëta për qytetarët shqiptarë drejt dhe nga Tirana. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, një destinacion konkurrues përsa i përket tarifave operacionale, duke tërhequr më shumë turizëm dhe më shumë vende pune. Deri tani RyanAir ka mbështetur hapjen e mbi 2,200 vende pune në Shqipëri.