Pas kërcënimeve të Trump, se nëse Europa kërkon një NATO të fuqishme dhe të aftë për tu mbrojtur duhet të rrisë fondet për ushtrinë, ka reaguar edhe vetë Aleanca Atlantike e Veriut. Sipas NATO-s, objektivi aktual për kontributin e anëtarëve të aleancës për mbrojtjen është që çdo komb të dedikojë 2% të GDP-së së tij por përkundër kësaj një e treta e anëtarëve të aleancës nuk po e përmbushin. Së fundmi, ka folur edhe vetë shefi i NATO-s, Mark Rutte.