Top News – Rusia vendos raketa në ishujt e pretenduar nga Japonia
02/12/2020 12:45

Ushtria ruse ka njoftuar për vendosjen e raketave të mbrojtjes ajrore në Ishujt Kurile mbi të cilat ka pretendime Japonia. Sistemet e raketave të mbrojtjes ajrore S-300V4 janë vendosur në gatishmëri luftarake në Ishujt Kurile, përveç sistemeve të raketave me rreze më të shkurtër Tor M2 të vendosura atje më herët, tha Qarku Ushtarak Lindor i Rusisë përmes një deklarate. Stacioni televiziv i ministrisë ruse të Mbrojtjes, Zvezda, raportoi se sistemet e raketave të mbrojtjes ajrore ishin vendosur në Iturup, një nga katër ishujt jugorë të Kurileve. Rusia ka vazhduar të ndërtojë forcat e saj në ishujt, duke përfshirë stacionimin e avionëve luftarakë të përparuar dhe raketave anti-anije. Bashkimi Sovjetik okupoi rajonin nga Japonia në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Japonia vazhdon të pretendojë të drejtat territoriale në ishujt, të cilat i quan Territoret Veriore. Mosmarrëveshja ka penguar Rusinë dhe Japoninë të nënshkruajnë një traktat paqeje që i jep fund zyrtarisht luftës. Dekada përpjekjesh diplomatike për të negociuar një zgjidhje nuk kanë dhënë ndonjë rezultat. Tokio është shumë e ndjeshme ndaj lëvizjeve ushtarake nga Moska në zinxhirin strategjik të rëndësishëm të ishujve që shtrihen në verilindje nga Hokkaido i Japonisë në rajonin Kamchatka të Lindjes së Largët Ruse. Menjëherë pas marrjes së detyrës në shtator, kryeministri i japonez, Yoshihide Suga diskutoi për mosmarrëveshjen territoriale përmes një telefonate me presidentin rus Vladimir Putin. Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, shtyu zgjidhjen e mosmarrëveshjes gjatë gati tetë viteve të tij në pushtet.

Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21