Turqia negocioi të mërkurën një marrëveshje me Rusinë për krijimin e një korridori të sigurt detar në Detin e Zi, në mënyrë që Ukraina të mund të eksportojë grurë në tregjet globale në mes të krizës botërore të ushqimit. Por Rusia kërkoi lejimi i eksporteve të grurit nga Ukraina duhet të shoqërohet me lehtësimin e sanksioneve perëndimore kundër Rusisë. Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu priti kryediplomatin rus Sergej Lavrov në Ankara për të liruar portet e Detit të Zi të Ukrainës dhe për të lejuar eksportin e e 22 milionë tonelatave drithëra