Top News – Rusia, ‘ushtarë kibernetikë’ / Britania: Intensifikohet fushata pro Kremlinit
02/05/2022 12:13

Sipas një studimi britanik, "ushtarë kibernetikë" rusë kanë nisur një sulm të ri kundër udhëheqësve të huaj, duke vendosur në shënjestër platformat e mediave sociale, me një fushatë dezinformimi në shkallë të gjerë, që synon të legjitimojë sulmin në Ukrainë. Operativët me pagesë, me vendndodhje në Shën Petersburg, kanë përdorur aplikacionin e mesazheve Telegram për të rekrutuar dhe koordinuar mbështetës, të cilët më pas vërshojnë në llogaritë e mediave sociale të kritikëve të Kremlinit, me komente që mbështesin Presidentin rus Vladimir Putin dhe luftën në Ukrainë, bëri të ditur të dielën agjencia britanike që trajton çështje të sigurinë kombëtare e luftës ndaj terrorizmit. Operativët me pagesë kanë zhvilluar teknika të reja për të shmangur zbulimin nga platformat e mediave sociale, duke postuar komente dhe duke përforcuar përmbajtjen pro-Kremlinit, të hedhura nga përdorues legjitimë, thanë zyrtarët britanikë. Gjurmët e aktivitetit të saj janë gjetur në tetë platforma të mediave sociale, mes tyre Telegram-i, Tëitter-i, Facebook-u dhe TikTok-u. Operacioni ka vënë në shënjestër politikanë dhe audiencë më të gjerë në një numër vendesh, përfshirë Britaninë e Madhe, Afrikën e Jugut dhe Indinë, thanë zyrtarët britanikë. Besohet se ai ka lidhje me Yevgeniy Prigozhin, ndaj të cilit Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë vendosur sanksione për financim të operacioneve të ndikimit në internet të ndërmarra nga Kremlini. “Ne nuk mund të lejojmë që Kremlini dhe “fabrikat” e tij të fshehta të përndjekësve në internet të pushtojnë hapësirat tona aty me gënjeshtra e tyre për luftën e paligjshme të Putinit”, tha në një deklaratë Sekretarja e Jashtme Liz Truss. “Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar partnerët ndërkombëtarë dhe do të vazhdojë të punojë ngushtë me aleatët dhe platformat e medias për të ndalur operacionet ruse të kësaj natyre”, shtoi ajo.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30