Top News/ Rusia: Ukraina po ‘luan me zjarrin’…Akuzon Kievin, sulm në centralin bërthamor në Kursk
04/10/2024 14:29

Kremlini akuzoi të premten autoritetet ukrainase se po luanin me zjarrin, një ditë pasi forcat ruse thanë se kishin kapur një dron ukrainas pranë centralit bërthamor të Kurskut dhe disa media raportuan se një zjarr kishte shpërthyer disa kilometra larg tij. "Kievi po vazhdon të luajë me zjarrin dhe ne natyrisht do t'i tërheqim vëmendjen për këtë, përfaqësuesve të Agjencisë ndërkombëtare bërthamore," u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke iu referuar mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Heorhiy Tykhyi, mohoi ndërkohë një ditë më parë se Ukraina kishte hapur zjarr në ose afër uzinës. Forcat ukrainase hynë në rajonin e Kurskut në një inkursion të befasishëm ndërkufitar më 6 gusht dhe mbeten atje edhe pse ushtria ruse përpiqet t'i zbrapsë ato. Moska tha se kishte rrëzuar një dron ukrainas të enjten, pranë qytetit rus Kurchatov, por nuk pati dëme në centralin e kurskut. Guvernatori rajonal, Aleksei Smirnov, tha se mbetjet e dronit shkaktuan shpërthim në një ndërtesë që nuk kishte lidhje me uzinën. Disa kanale ruse në Telegram raportuan për sulmin e supozuar ukrainas, për të cilin thanë se ishte penguar nga mbrojtja ajrore, por që kishte rezultuar në një zjarr disa km larg centralit bërthamor. Operatori i uzinës, Rosenergoatom, tha se objekti po funksiononte si zakonisht dhe nivelet e rrezatimit mbetën brenda kufijve normalë.

Top Channel/ Komploti ndaj bazës së Shba. Irani mohon akuzat se nxiti terroristët
03/10 23:19
Top News- Përmbytje të fuqishme në Spanjë, çmendet moti, lumenj balte vërshojnë drejt qyteteve
03/10 22:30
Top News- Alarm në SHBA, zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord
03/10 22:23
Top News- Dy doza vdekjeprurëse nuk e vranë, incidenti sjell dorëheqjen e kreut të burgjeve
03/10 22:14
Top News – Zbehet fuqia e Iranit në Hormuz. Nafta e papërpunuar rikthehet në nivelet e paraluftës
03/10 22:00
Top Channel/ Dodik: Bosnja ka vdekur. Lideri ekstremist i serbëve sulmon edhe ish-krerët e UÇK-së
03/10 21:52
Top News – Moti i keq shkatërron Kretën. Makina në det, shtëpi të përmbytura dhe rrugë të dëmtuara
03/10 21:30
Top News – Kim Jong Un teston raketat balistike/ Koreja e Veriut ‘ i tregon dhëmbët’ botës
03/10 21:00
Top News – Protesta kundër rritjes së qirave. Kriza e strehimit, spanjollët mbushin sheshet
03/10 20:00
Top Channel/ Thesari bizantin kthehet në Greqi. Bullgaria merr në këmbim eshtrat e Car Samuilit
03/10 19:55
Top News – Gjysma e Britanisë dëshiron sërish BE-në. Si mund të forcohet vota e Partisë Laburiste
03/10 19:10
Top Channel/“Do kthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë”: Befason me deklaratën aktivisti austriak!
03/10 17:42
Top Channel/ “Perëndimi i padrejtë me serbët”, REL: Putini po ringjall Serbinë e Madhe?!
03/10 17:38
Top Channel/ “Përmbytje” e BE me refugjatë, sulme centraleve atomike: Bëhet publik plani i Putinit!
03/10 17:36
Top Channel/ “Armët e Skënderbeut në Krujë”/ Fehlinger-Jahn: Nëse zgjidhem president, do t’i kthej
03/10 12:50
Top Channel/ Trump zbut tonet me Melonin: “Marrëdhënia jonë është e mirë, më ka pëlqyer gjithmonë”!
03/10 12:13
Top Channel/Rusia bombardon urën e dytë në Kiev, Klitschko:“Sulmet e Moskës po hyjnë në fazë të re”!
03/10 12:02
Top News – Sulme të reja ruse në Kiev. Goditet ura e dytë strategjike e kryeqytetit
03/10 11:52
Top News – ‘Fajin e ka e majta ekstreme’. Macron akuzon kundërshtarët për protestat e studentëve
02/10 22:45
Top News – Gjermania e Franca i përgjigjen Trump. 100 milionë fuçi naftë për të ulur çmimin në treg
02/10 22:00