Top News – Rusia ‘tregon muskujt’ në arktik/ Mbush me raketa e radarë bazën ushtarake mbi akull
19/05/2021 12:13

Gjatë Luftës së Ftohtë, baza ajrore ruse Nagurskoye shërbente thjesht si një pistë për ulje avionësh, stacion meteorologjik dhe një postë komunikimi në arkipelagun “Franz Josef Land”. Temperaturat në dimër aty arrijnë në minus 42 gradë celsius dhe bora zhduket vetëm nga gushti e deri në mes të shtatorit. Aktualisht, baza më veriore ruse po mbushet me raketa dhe radarë dhe në pistën e saj të zgjeruar mund të ulet çdo lloj avioni, përfshirë bombarduesit strategjikë bërthamorë. Me këtë veprim Moska po tregon muskujt dhe ndikimin në Akrtik mes intesifikimit të konkurrencës ndërkombëtare për burimet e mëdha të rajonit. Rusia është përpjekur të tregojë influencën e saj mbi zona të mëdha të Arktikut në konkurrencë me Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Danimarkën dhe Norvegjinë, ndërsa shkrirja e akullit ofron mundësi të reja për burimet dhe rrugë transporti. Kina gjithashtu ka treguar një interes në rritje për rajonin, që besohet se mban një të katërtën e naftës dhe gazit të pazbuluar të planetit. Tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit ka të ngjarë të jenë të larta gjatë takimit të së enjtes të ministrave të jashtëm të vendeve të Arktikut. Takimi mbahet në Rejkjavik të Islandës, ku Moska do të marrë drejtimin me rotacion të Këshillit të Arktikut. “Kemi shqetësime në lidhje me disa aktivitete ushtarake në Arktik.Kjo shton rreziqet e aksidenteve dhe llogaritjet e gabuara, si dhe minon qëllimin e përbashkët për një të ardhme paqësore dhe të qëndrueshme për rajonin. Ndaj duhet të jemi vigjilentë për këtë.” Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, mbërriti një ditë më parë në Islandë ku do të zhvillojë bisedime me tetë ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të këhsillit të arktikut. Në vitin 2015, Rusia paraqiti në Kombet e Bashkuara një kërkesë të rishikuar për territore të mëdha të Arktikut, duke pretenduar 1.2 milionë kilometra katrorë të basenit detar, një zgjatim prej mbi 650 kilometrash nga bregu. Ndërsa OKB-ja peshon pretendimet e Rusisë dhe vendeve të tjera, Moska ka thënë se e sheh si të sajën Rrugën e Detit të Veriut, që kërkon autorizim nga Moska për anijet e huaja, që duan të lundrojnë atje. Shtetet e Bashkuara i kanë hedhur poshtë si të paligjshme pretendimet ruse për disa pjesë të rrugës detare.

Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
Top News – Irlanda, ‘nyja’ e dobët e Evropës / Ushtria në gjendje të mjerueshme, nuk ka asnjë radar
22/12 14:40
Top News – SHBA ndjek çisternat e naftës / Bllokadë në ujërat rreth Venezuelës, anija e tretë
22/12 14:13
Top Channel/ Shqiptarja e lindur ne Britani, ne greve urie ne burg per ceshtjen palestineze!
22/12 12:59
Top Channel/ Trump “spastron” ambasadorët: Shkarkohen 30 diplomatë karriere nga “të Bidenit”!
22/12 12:57
Top Channel/ Daily Mail, shqiptari në Angli: Hetim për nxjerrjen me kamionë nga Anglia!
22/12 12:57
Top Channel/ SHBA, mbërthehet nga supergripi: Po përhapet “frikshëm” në Nju Jork!
22/12 12:28
Top Channel/ Gjermania nis “gjyqet” për koronavirusin: Merret në pyetje ish Ministri i Shëndetësisë!
22/12 12:18
Top News – Macron ‘thyen heshtjen’ e Evropës / Do të flasë me Putinin këtë javë për paqen në Ukrainë
22/12 12:16
Top News – Hodhën bomba por nuk shpërthyen / Autorët e sulmit në Bondi i kishin ndërtuar vetë
22/12 12:15
Top News – Franca po punon për ‘bishën’ e re / Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle, ‘në pension’
22/12 12:15
Top Channel/ Greqi, afrimi i festave: Protestat e fermerëve godasin hotelerinë!
22/12 12:13
Top News – Shpërthim në mes të Moskës / Vritet gjenerali rus, bomba ishte vënë në makinë
22/12 11:51
Top News – Kthim te energjia bërthamore / Rindizet centrali më i madh në botë
22/12 11:47
DIGITALB DIGITALB