Top News/ Rusia t’i kthejë Krimenë Ukrainës! Erdogan tërbon Putinin: E kërkon ligji ndërkombëtar
12/09/2024 11:38

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, që në të kaluarën është quajtur "mik i dashur" nga Vladimir Putin, i dha një goditje të rëndë udhëheqësit rus kur ai mbrojti kthimin e Krimesë së aneksuar në Ukrainë. "Mbështetja jonë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës është e palëkundur," tha Erdogan në një video-mesazh drejtuar Samitit të Katërt të Liderëve të Platformës së Krimesë të mërkurën, raportoi agjencia shtetërore e Turqisë, Anadolu Agency. "Kthimi i Krimesë në Ukrainë është një kërkesë e ligjit ndërkombëtar." Turqia, një vend i NATO-s që nga viti 1952, ka mbajtur marrëdhënie të ngrohta me Rusinë gjatë gjithë pushtimit të Ukrainës, duke kundërshtuar sanksionet perëndimore të vendosura ndaj vendit. Në të njëjtën kohë, Ankaraja e ka furnizuar kievin me dronë lufte dhe ka dënuar vendimin e Rusisë për të pushtuar fqinjin e saj. Vërejtjet e Erdoganit ka të ngjarë të mos i pëlqejnë Putinit, i cili aneksoi gadishullin e Krimesë në Detin e Zi nga Ukraina në vitin 2014 dhe mbajti referendume të konsideruara gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar si të paligjshme. Kievi ka thënë se çdo marrëveshje paqeje me Rusinë në luftën e vazhdueshme duhet të zhvlerësojë aneksimet e shtatorit 2022 të territoreve të saj, rajonet e Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhias, si edhe se Gadishulli i Krimesë duhet të konsiderohet edhe një herë pjesë e Ukrainës.

Top News- Evropa drejt luftës me SHBA? Nis ushtarë drejt Groenlandës për ta mbrojtur nga Trump
15/01 23:00
Top Channel/ Revolucion francez apo grusht shteti? Tre skenarët për Iranin
15/01 23:00
Top News- Avionët u ngritën por Trump anuloi sulmin ndaj Iranit në minutën e fundit, detajet
15/01 22:44
Top News- Dëbohet ish-ministri anti-shqiptar, konservatorët e largojnë nga radhët e tyre
15/01 22:44
Top Channel/ Armatoset Greqia, mbërriti anija luftarake “Belhara”
15/01 22:34
Top Channel/ Starmer dëbon ish-ministrin anti-shqiptar! Do t’i bashkohet Nigel Farage
15/01 19:59
Top Channel/ Trump kërkon marrjen e Groelandës, CNN publikon sondazhin: 75% e amerikanëve kundër
15/01 19:39
Top Channel/ Vizat e SHBA, shqiptarët që preken! Çfarë pasojash ka “bllokada” amerikane
15/01 19:37
Top Channel/ Trump akuzon Ukrainën për bllokim të paqes me Rusinë: Putin është gati për marrëveshje
15/01 19:35
Top Channel/ Trupat e 32 kubanëve të vrarë në Venezuelë, priten me ceremoni ushtarake në Havana
15/01 18:40
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Iran, Teherani mbylli për disa orë hapësirën ajrore
15/01 18:38
Top Channel/ Kërcënim me bombë në avionin e Turkish Airlines, bën ulje emergjente në Barcelonë
15/01 18:37
Top Channel/ Akuzohet si spiun, Shërbimi Federal dëbon diplomatin britanik nga Rusia
15/01 18:36
Top News- Zelensky dekoron Spiropalin në Kiev me Urdhrin e Lartë Shtetëror, falenderon shqiptarët
15/01 18:05
Top News – Spanja godet ‘Kartelin Ballkanik’. Sekuestrohen 2.5 tonë kokainë, 30 të arrestuar
15/01 16:54
Top News – 200 mijë satelitë në hapësirë / Frikëson Kina, po ndërton një ‘mega-konstelacion’
15/01 16:40
Top Channel/ “Bllokada” e SHBA: Punë pa kufizime, aplikim nënshtetësie:Çfarë janë vizat e emigrimit!
15/01 15:18
Top News – Trump po i bën presion Meksikës / NYT: Të lejojë trupat amerikane të luftojnë kartelet
15/01 14:47
Top News – ‘Bombë në bordin’ e Turkish Airlines / Panik në pistë, F-16 e shoqëruan mbi Mesdhe
15/01 14:44
Top News – SHBA sulmon Iranin 24 orët e ardhshme / Burime evropiane konfirmojnë, SHBA ‘zbraz’ bazat
15/01 13:57
DIGITALB DIGITALB