Presidenti rus Vladimir Putini nënshkroi ligjin për tërheqjen e Rusisë nga ratifikimi i Traktatit të Ndalimit të Testeve Bërthamore (CTBT), një tërheqje që vjen në mes të luftës në Ukrainë dhe krizës në marrëdhëniet e Moskës me Perëndimin. Traktati Gjithëpërfshirës i Ndalimit të Testeve Bërthamore u hap për nënshkrim në vitin 1996, por nuk hyri kurrë në fuqi sepse nuk u ratifikua kurrë nga të 44 vendet që kishin aktivitete bërthamore në kohën e hartimit të tij.