Ushtria ruse ka marrë urdhër të tërhiqet nga qyteti ukrainas i Hersonit, i cili është kryeqyteti i vetëm rajonal që Rusia ka nën kontroll qëkur nisi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit. Komandanti rus në Ukrainë, gjenerali Sergei Surovikin, informoi Kremlinin për vendimin duke thënë se nuk ishte më e mundur të vazhdohej furnizimi në qytet.