Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar Rusinë se po tenton të destabilizojë Moldavinë, me qëllim që ta kthejë qeverinë e vendit në një qeveri pro Moskës. Deklarata u bë me dije nga zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, i cili tha se Rusia po përpiqet të dobëspjë qeverinë moldave, ndoshta me qëllim përfundimtar që të ketë një administratë më miqësore me Rusinë.