Top News – Rusia synon centralet bërthamore / Zelenski lëshon alarmin: Ukraina po ngrin
18/01/2026 14:09

Volodymyr Zelenski tha të dielën se Rusia po përgatitet të kryejë sulme kundër centraleve bërthamore të Ukrainës, në një përpjekje për ta ngrirë Kievin dhe për ta detyruar atë të nënshtrohet duke tronditur rrjetin e tij të energjisë. Presidenti ukrainas thotë se sulmet ruse janë intensifikuar javët e fundit dhe po synojnë gjithnjë e më shumë centralet e energjisë, në një përpjekje për të rritur drejtpërdrejt vuajtjet e civilëve, në mes të dimrit. Sulmet e përsëritura po shkaktojnë ndërprerje të energjisë në rajone të shumta, me mijëra shtëpi që humbasin aksesin në gaz dhe energji elektrike në sulmet e përditshme. "Situata në sistemin e energjisë mbetet e vështirë, por ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të rikthyer të gjitha shërbimet sa më shpejt të jetë e mundur", shkroi Zelenski në një postim në X. Ai tha se moska nuk dëshiron ti japë fund luftës pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për paqe, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa lufta i afrohet vitit të saj të pestë. “Mbrëmë, mbi 200 dronë sulmues u nisën kundër nesh. Rajonet Sumy, Kharkiv, Dnipro, Zaporizhzhia, Khmelnytskyi dhe Odesa u sulmuan. Dhjetëra njerëz janë plagosur, përfshirë një fëmijë. Deri tani, dy persona janë raportuar të vrarë”, tha Zelenski. Sulmet ruse gjatë natës kanë patur intensitet të lartë në javët e fundit, me breshëritë që po bëhen më të mëdha dhe llojin e armëve të përdorura që po bëhen më të forta, duke shkaktuar më shumë dëme në objektivat që Kievi thotë se janë kryesisht civile. Zelenski thotë se vetëm këtë javë më shumë se 1,300 sulme me dronë, mbi 1,000 bomba ajrore të drejtuara dhe dhjetëra sulme me raketa të llojeve të ndryshme, duke përfshirë predha balistike vdekjeprurëse, janë lëshuar mbi ukrainë. Ai u bëri thirrje aleatëve të rrisin mbështetjen për Kievin që të vazhdojë të ndërtojë mbrojtjen e tij për t'i bërë ballë sulmeve të vazhdueshme ruse dhe për të mbrojtur jetën e civilëve të pafajshëm.

Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
Top News – Valë shpërthimesh në Lindjen e Mesme. Shtetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane
28/02 21:21
Top News- Vuçiç flet për pasoja, e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999
28/02 21:00
Top Channel/ Përshkallëzohet lufta, Irani i kundërpërgjigjet ashpër Izraelit
28/02 20:18
Top News – Trump telefonatë me Netanyahun, diskutojnë për ecurinë e luftës me Iranin
28/02 19:40
Top News – Clinton dëshmon për Epstein. ‘Nuk kisha dijeni për krimet e tij, s’kam gabuar’
28/02 18:45
Top Channel/ Terror në Dubai! Shpërthime me raketa në Palm Jumeirah, Emiratet në gatishmëri
28/02 18:36
Top News – Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit. Rrezik për tregtinë globale të naftës dhe gazit
28/02 18:24
Top News-Udhëheqësi i Iranit në shënjestër, 7 raketa goditën zyrën e tij/ Mediat: Është vrarë
28/02 16:50
Top Channel/ Rrëzohet një avion me para në Bolivi, vdesin 20 persona. Banorët marrin paratë në tokë
28/02 15:21
Top Channel/ Nga BE e Kosova tek Marine Le Pen, mbështetet sulmi ndaj Iranit: Të fitojë populli!
28/02 15:12
Top Channel/ Rama: Me SHBA dhe Izraelin, reagimi për sulmin ndaj Iranit: Gardën iraniane…
28/02 14:58
Top Channel/ “Dorëzohuni ose vdisni”: SHBA sulmon Iranin, Trump: “Do rrëzojmë diktatorët islamikë”!
28/02 14:57
Top Channel/ Tre vite nga tragjedia hekurudhore! Grekët në protestë, nisin trazirat, 80 të arrestuar
28/02 14:45
Top News – Lufta me Iranin ngre më këmbë Europën. Macron kërkon negociata, Starmer mbledh qeverinë
28/02 14:40
Top News- A do futet në luftë BE? Vjen reagimi i parë: Situata në Iran është e rrezikshme
28/02 14:28
Top News – Eliminohet kreu i Gardës Revolucionare. Sulmet në Iran shënjestrojnë udhëheqësit e lartë
28/02 14:05
Top News – Viktima nga shpërthimet e raketave. Mes të vrarëve edhe fëmijë, u godit një shkollë
28/02 14:04
DIGITALB DIGITALB