Sulmet Ruse mbi Ukrainën vijojnë pa ndërprerje. Së fundmi, një tjetër sulm është regjistruar mbi qytetin e Kharkivit, nga ku të paktën 2 persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sulmi në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës është regjistruar në orët e para të mëngjesit teksa ka qenë guvernatori I zonës ai që ka lajmëruar për ngjarjen.